Vdes nga infarkti burri i deputetes së PD-së
Ka vdekur në moshë të re Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit, të cilët bënë të ditur se 46-vjeçari vdiq si pasojë e një arresti kardiak. Ndërkaq, Elda Hoti, i ka dhënë lamtumirën partnerit të jetës me fjalë që shprehin dhimbjen e humbjes. “U prehsh në paqe, i miri i zemrës sime! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën“, shkruan deputetja.