Tragjedi në Itali: Humb jetën në aksident 44-vjeçari nga Gradeci, Fidan Hamiti
Me pikëllim të madh është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Fidan Hamitit (44 vjeç) nga fshati Gradec, i cili ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Itali. Lajmi ka tronditur familjarët, të afërmit, miqtë dhe bashkëfshatarët e tij, të cilët po shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e parakohshme të 44-vjeçarit. “Në këto momente të vështira, familjes Hamiti i shprehen ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur që të gjejnë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë. Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun. Allahu e mëshiroftë Fidan Hamitin dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *