19.8 C
Skopje
Monday, May 18, 2026

Kushëriri i Valon Berishës humb jetën në aksident në Austri, mesfushori i ofron ndihmën e parë

Date:

Lajme

Gjenden trupat e zhytësve italianë të zhdukur në Maldive

Janë gjetur trupat e katër zhytësve italianë që u...

Në Kuvend nuk kalon propozimi i LSDM-së që ministrat të kenë vetëm shtetësi të RMV-së

Shumica qeverisëse nuk e mbështeti nevojën për ndryshime në...
spot_imgspot_img

Mesfushori i Zurichut, Valon Berisha, ka përjetuar një tragjedi personale këtë fundjavë në Austri, pasi kushëriri i tij humbi jetën në një aksident të rëndë në autostradën perëndimore.

Një kosovar me pasaportë zvicerane, 38 vjeç, nga Rothrist në kantonin e Aargaut, ka vdekur në mëngjesin e së dielës, rreth orës 08:10, gjatë drejtimit të një furgoni në Westautobahn.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një barrierë zhurme prej druri, pranë stacionit të shërbimit Lindach, afër Laakirchen.

Sipas gazetës “Krone”, shpëtimi ka qenë i pamundur për shkak të dëmeve të mëdha të mjetit.

Valon Berisha, i cili po udhëtonte me makinë përpara furgonit të aksidentuar, ka qenë dëshmitar okular i ngjarjes.

Ai është ndaluar menjëherë, ka shkuar drejt vendngjarjes dhe ka ofruar ndihmën e tij emergjente, duke thirrur shërbimet e urgjencës. Megjithatë, përpjekjet për të shpëtuar kushëririn e tij kanë qenë të pasuksesshme.

Në një deklaratë, FC Zürich shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tij për Berishën gjatë këtij momenti të vështirë.

“FC Zürich është thellësisht i tronditur nga aksidenti tragjik në Austri, në të cilin u vra një i afërm i ngushtë i lojtarit tonë Valon Berisha. Valon nuk ishte i përfshirë direkt në aksident, por u bë dëshmitar i ngjarjes. Klubi qëndron pranë tij dhe e mbështet në çdo mënyrë në këtë kohë të vështirë”.

Valon Berisha sapo ishte transferuar nga LASK te FC Zürich gjatë merkatos së dimrit dhe të shtunën në mbrëmje zhvilloi paraqitjen e tij të parë si titullar në fitoren 2-1 ndaj Grasshoppers Zürich.

Mos e humb lajmin