15.4 C
Skopje
Monday, May 18, 2026

Çështja e Presidentit, Kurti dje u takua me Osmanin

Date:

Lajme

Loris Qose: Anatomia e një mendjeje të rrallë

Shkruan: Eraldo Xhelili “Matematika është gjuha me të cilën Zoti...
spot_imgspot_img

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit që pati dje me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar edhe një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Burime të Klankosova.tv bëjnë me dije se takimi ka zgjatur një orë.

Jozyrtarisht bëhet e ditur se tema të këtij takimi ishin opsionet konkrete për tejkalimin e ngërçit politik, përfshirë koordinimin institucional dhe hapat e fundit para skadimit të afatit kushtetues.

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri.

Partitë politike parlamentare ende nuk kanë arritur marrëveshje për të siguruar 80 votat e nevojshme.

5 marsi është dita e fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin presidentin.

Mos e humb lajmin