6.8 C
Skopje
Sunday, May 17, 2026

Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Ishte shtylla jonë më e fortë, nuk do të harroj kurrë

Date:

Lajme

Këngët me të mira sonte në Eurovizion; Shqipëria e para dhe e dyta Izraeli!

Sonte është festivali i Eurovizion. Nga të gjitha këngët...

Adem Avziu zgjidhet Sekretar i degës së BDI në Tetovë

Në Degën e Tetovës të Bashkimit Demokratik për Integrim...
spot_imgspot_img

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila është edhe ushtruese e detyrës së presidentit, ka njoftuar për vdekjen e babait të saj.

Në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se ai ishte mbështetësi i saj më i madh.

“Me zemër të thyer e dhimbje të thellë, njoftoj për ndarjen nga jeta të babit. Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar. Do të dua përherë dhe nuk do të harroj kurrë, babë. Do të më mungosh shumë”, ka shkruar Haxhiu.

Mos e humb lajmin