13.8 C
Skopje
Saturday, May 16, 2026

Ligji për arsim të lartë, Sulejmani: Jemi në fazën finale, synojmë të garantojmë cilësi të lartë

Date:

Lajme

Kampionët e Superligës U16

Aulon Kurtishi, talenti i ri i Shkëndijës së Tetovës,...
spot_imgspot_img

Në debatin për Ligjin për arsimin e lartë, Zëvendësministri i Arsimit Driton Sulejmani nga VLEN deklaroi se shumica e sugjerimeve të dhëna nga universitetet janë marrë seriozisht dhe konsiderohen të arsyeshme.

Duke folur në emisionin “Click Plus” në TV21, ai theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka treguar kujdes që të mos injorojë propozimet e institucioneve të arsimit të lartë.

Sipas Sulejmanit, qëllimi kryesor i ligjit është garantimi i cilësisë në arsimin e lartë, duke shtuar se një pjesë e konsiderueshme e sugjerimeve pritet të përfshihen në versionin përfundimtar. Megjithatë, ai nënvizoi se jo të gjitha propozimet mund të pranohen, pasi ministria ka edhe politikat e veta arsimore.

Ai bëri të ditur se drafti i ligjit ndodhet në fazën finale të përgatitjes, por ende ekziston hapësirë për korrigjime dhe përmirësime para miratimit përfundimtar.

Mos e humb lajmin