18.8 C
Skopje
Saturday, May 16, 2026

Ali Ahmeti emëron kryetar të rinj të degëve në Bogovinë, Jegunovcë dhe Shuto Orizarë

Date:

Lajme

Hidhet shorti në KQZ, këta janë numrat e partive politike në zgjedhjet e 7 qershorit

Në Komisionin Qendror Zgjedhor është hedhur shorti për renditjen...

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit dje,...
spot_imgspot_img

Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi se ka mbajtur mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, e thirrur nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti.

Në këtë takim janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në sfidat që lidhen me respektimin e Marrëveshja e Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si dhe shqetësimet për cenimin e balancës ndëretnike dhe funksionimit demokratik të institucioneve.

Po ashtu, në mbledhje janë trajtuar çështje të organizimit të brendshëm partiak, me fokus në konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave në terren, si përgjigje ndaj zhvillimeve të reja politike.

Në këtë kuadër, Ahmeti ka njoftuar për emërimet e reja në degët e partisë:

Bogovinë – Elez Ramadani
Jegunovcë – Valon Nuhiu
Shuto Orizarë – Ilaz Leskovica

Nga BDI theksojnë se në këtë periudhë kërkohet qartësi, përgjegjësi dhe vendosmëri në mbrojtjen e arritjeve strategjike dhe të drejtave të qytetarëve.

Partia rithekson përkushtimin për forcimin e strukturave të saj, ruajtjen e stabilitetit politik dhe avancimin e proceseve demokratike dhe eurointegruese të vendit.

Mos e humb lajmin