20.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

MK25 dhe Mexhiti diskutojnë për zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e diasporës

Date:

Lajme

spot_imgspot_img

Bashkëkryetari i Vlen dhe njëherit kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti realizoi një takim me përfaqësuesit e MK25, Mike Zafirovski, Nikica Mojsovska-Brazhevska dhe Arben Jusufi, ku u diskutua për investimet, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit me diasporën.

Në takim u theksua rëndësia e mbështetjes së kompanive të udhëhequra nga diaspora për të investuar në Maqedonia e Veriut, si dhe krijimi i një klime më të favorshme biznesi që do të mundësojë angazhim më të madh të mërgatës në vend.

Mexhiti vuri theks të veçantë te nevoja për uljen e pengesave burokratike dhe rritjen e efikasitetit institucional, sidomos në nivel lokal, me qëllim lehtësimin e proceseve për investitorët dhe bizneset.

Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan për forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare dhe ndërtimin e urave më të forta bashkëpunimi me institucionet vendore, duke vlerësuar se diaspora mbetet një nga potencialet më të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Nga takimi u vlerësua se partneriteti me diasporën dhe krijimi i kushteve më të mira për investime janë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe hapjes së mundësive të reja për qytetarët.

https://www.facebook.com/share/p/1BTqmxGvmd/

Mos e humb lajmin