Aulon Kurtishi, talenti i ri i Shkëndijës së Tetovës, sot feston një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij të re, shpalljen kampion me skuadrën U16 në Superligën në Maqedoni.
Me shumë punë, përkushtim dhe sakrificë, Auloni po vazhdon të tregojë talentin e tij në çdo ndeshje, duke ëndërruar një ditë majat e futbollit evropian. ⚽
Aulon Kurtishi, një futbollist i dalluar 15-vjeçar i skuadrës së Shkëndijës së Tetovës, sot realizoi ëndrrën e tij duke u shpallur kampion me ekipin e akademisë së Shkëndijës në Superligën U16.
Hapat e parë në futboll, Auloni i hodhi në klubin “Skënderbeu”, nën drejtimin e trajnerit Bashkim Bakiu. Falë talentit të tij të spikatur, ai vazhdoi zhvillimin te Shkëndija e Tetovës, ku rezultatet pozitive të ekipit dëshmojnë për një sezon shumë të suksesshëm. Sot, skuadra e tij arriti të ngrejë lart trofeun e kampionit në Superligën U16, duke realizuar kështu një ëndërr të madhe për të riun tetovar.
Në ndeshjen vendimtare, Shkëndija regjistroi një fitore bindëse ndaj Bregallnicës me rezultat 5-2, ndërsa diferenca në tabelë flet qartë për dominimin e tyre këtë sezon, duke u shpallur kampionë me 14 pikë më shumë se ekipi i Gjorçe Petrovit.
Auloni aktivizohet kryesisht si sulmues i krahut të djathtë, por shpesh luan edhe si qendërsulmues. Paraqitjet e tij të mira dhe golat e shumtë kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit Ismail Ismaili.
Megjithatë, ëndrra e Aulonit nuk ndalet këtu. Me përkushtim, sakrificë dhe punë të vazhdueshme, ai synon të arrijë majat e futbollit evropian dhe një ditë të festojë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Aktualisht, Auloni vazhdon të punojë me profesionalizëm, duke pasur mbështetje të madhe nga familja dhe ish-trajneri i tij trajneri aktual të cilët besojnë fuqishëm në të ardhmen e tij të ngritur thjeshtë ,,nje talent që rallë e njeh futbolli \\\’\\\’
Urime kampionit dhe shumë suksese në rrugëtimin e tij!



