17.8 C
Skopje
Monday, May 18, 2026

Tërë kryesia e BDI-së në protestën e studentëve

Date:

Lajme

E pazakontë: Ish-presidentja Osmani e uron këtë vogëlush për ditëlindje

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një urim...

Këngëtarja italiane Elodie në lidhje me balerinën Françeska Nuredini

Këngëtarja italiane Elodie ka ngritur dyshimet për një lidhje...
spot_imgspot_img

Krahas forcave të shtuara të sigurisë, të cilët u kujdesën sot për mirëmbajtjen e rendit publik, në protestën e studentëve, ashtu sikur herën e parë u vërejtën edhe forca të shtuara të politikës. Protestës iu bashkëngjiten ish funksionarë të lartë të BDI-së gjatë qeverisjes dy dekadëshe, për ta përkrahur kërkesën e studentëve që provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe.

Në krahë të studentëve, për herë të dytë dolën ish ministrat e Drejtësisë të cilët janë në fokus të kritikave nga pushteti se nuk e kanë realizuar të drejtën që sot e kërkojnë studentët. Bëhet fjalë për Valdet Xhaferin, Blerim Bexhetin dhe Bilen Salijinm por edhe ish zëvendësministri Agim Nuhiu.

Duke filluar nga nënkryetarët, Faton Ahmeti, Arjanit Hoxha, Arta Bilalli Zendeli, Arbana Pasholli e Erkan Arifi, por edhe sekretari i përgjithshëm Arbër Ademi.

Krahas tyre u panë edhe tërë grupi parlamentar i BDI-së, Pishtar Lufiu, Valmir Aziri, Ilas Veseli, Ejup Abazi e Bekim Rexhepi, por edhe shumë funksionarë tjerë partiak të eshalonëve më të ulëta.

Në protestë ishin prezentë edhe përfaqësues të koalicionit me BDI-në, si Skender Rexhepi Zejd, por edhe deputeti i ASH-së Arben Taravari, Rijad Shaqiri dhe kryetari i Gostivarit, Valbon Limani.

Sikur në protestën e kaluar, në protestë mori pjesë edhe deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi.

Ndërkohë nga ana tjetër, nuk u pa prezent asnjë përfaqësues i partisë VLEN, e cila premton se zgjidhjen do ta gjejë në kuadër të institucioneve, ndërsa dërgon kritika ndaj BDI-së se po e politizon kërkesën studentore për dhënien e provimit të jurispruidencës në shqip. Megjithatë funksionarët e BDI-së janë arsyetuar se mbështetjen e japin jo si përfaqësues partiak, por si prindër dhe profesorë.

Krahas funksionarëve politik, u panë edhe figura tjera të jetës publike e akademike.

Mos e humb lajmin