Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një urim të veçantë për Avni Blakajn nga Peja, i cili ka festuar ditëlindjen e tij të nëntë. Urimi është bërë përmes një videomesazhi, i cili ka sjellë emocione te familja e vogëlushit.
Pas urimit të marrë, babai i Avniut, Zekë Blakaj, ka shprehur falënderimin e tij publik për këtë gjest. Ai e cilësoi mesazhin si të ngrohtë dhe të sinqertë, duke theksuar se do të mbetet një kujtim i veçantë për familjen.
Në reagimin e tij, ai falënderoi ish-presidenten për respektin, përulësinë dhe vëmendjen e treguar ndaj fëmijëve dhe qytetarëve. Po ashtu, i uroi shëndet dhe suksese në vazhdim të rrugëtimit të saj publik.
https://www.facebook.com/reel/2039807956947840/?t=0



