25.8 C
Skopje
Thursday, May 21, 2026

Policia Financiare me Kallëzim penal ndaj Isen Shabanit: Pagoi 11,8 milionë denarë pas anulimit të tenderit

Date:

Lajme

Policia Financiare me Kallëzim penal ndaj Isen Shabanit: Pagoi 11,8 milionë denarë pas anulimit të tenderit

Policia Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore...
spot_imgspot_img

Policia Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gostivar kundër ish-kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabanit, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”, përcjell TV21. Sipas njoftimit, Shabani, gjatë vitit 2025, ka lidhur kontratë për rikonstruksionin e një rruge lokale në fshatin Dobërdoll, edhe pse për procedurën e furnizimit publik kishte ankesë aktive dhe ende nuk ishte marrë vendimi përfundimtar nga Komisioni Shtetëror për Ankesa në Furnizime Publike.

Nga Policia Financiare thonë se më pas Komisioni e kishte anuluar vendimin për zgjedhjen e kompanisë fituese, megjithatë, pavarësisht kësaj, Shabani kishte realizuar pagesë prej gjithsej 11 milionë e 848 mijë e 675 denarësh ndaj kompanisë. Sipas autoriteteve, me këto veprime kompanisë i është mundësuar përfitim i kundërligjshëm pasuror në vlerën e pagesës së realizuar.

Mos e humb lajmin