18.8 C
Skopje
Friday, May 22, 2026

Incident në parlamentin grek, zv/ministrja e Shëndetësisë ndihet keq; dërgohet me urgjencë në spital

Date:

Lajme

spot_imgspot_img

Një incident shëndetësor ka shkaktuar shqetësim ditën e sotme në ambientet e Parlamentit të Greqisë, pasi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eirini Agapidaki, është ndjerë keq gjatë seancës.

Sipas raportimeve të Protothema.gr, Agapidaki ka shfaqur gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa mjekët kanë konstatuar gjithashtu nivel të ulët të oksigjenit në gjak.

Menjëherë pas incidentit, ajo është dërguar në infermierinë e Parlamentit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Pak minuta më vonë, në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e shërbimit emergjent grek EKAB, e cila e ka transportuar drejt spitalit “Evangelismos” në Athinë për kontrolle dhe monitorim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve paraprake, transportimi në spital është bërë kryesisht për arsye parandaluese dhe gjendja e saj shëndetësore nuk konsiderohet shqetësuese.

Deri tani nuk ka një deklaratë zyrtare më të detajuar nga Ministria greke e Shëndetësisë apo nga vetë kabineti qeveritar, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi gjendjen e zv/ministres.

Mos e humb lajmin