23.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Kasami dhe Qoku do të përfaqësojnë VLEN-in në takimin e liderëve të thirrur nga Mickoski

Date:

Lajme

Vdes ish-ministri Alush Gashi

Alush Gashi i LDK-së ka vdekur sot. Lajmin e ka...

Në Mostar arrestohet Adnan Šerak

Adnan Šerak është arrestuar në zonën e Policisë Mostar...
spot_imgspot_img

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku tha se në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Hristijan Mikcoski, VLEN do të përfaqësohet nga Bilall Kasami dhe ai si koordinator i grupit parlamentar, përcjell TV21. Qoku tha se VLEN mbështet idenë për shfuqizimin e qeverisë teknike, ndërsa theksoi se ende nuk dihen temat që do të diskutohen në takimin e liderëve.

“Zyrtarisht është ftesa, nuk ka tema konkrete, është e përgjithshme. Pra do të flitet për gjendjen aktuale politike dh ekonomike në vend…Diskutohet kjo temë, diskutohet një njësi zgjedhore, listat e hapura, format e ndryshme të ndarjes së njësive, të formës, si të ndahet në njësi zgjedhore. Është një njësi, përmenden tetë njësi, përmenden tre njësi. VLEN-i ende nuk kemi zyrtarisht një vendim se cila formë, cili mode do të ishte i përshtatshëm”, tha Qoku duke theksuar se në takim mund të flitet edhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Mos e humb lajmin