24.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

PDE e Arjanit Hoxhës e para do të shkrihet në BDI?!

Date:

Lajme

Vdes ish-ministri Alush Gashi

Alush Gashi i LDK-së ka vdekur sot. Lajmin e ka...

Në Mostar arrestohet Adnan Šerak

Adnan Šerak është arrestuar në zonën e Policisë Mostar...
spot_imgspot_img

Partia Demokratike Evropiane e drejtuar nga Arianit Hoxha ka gjasa t’i bashkohet Bashkimit Demokratik për Integrim, pasi këta të fundit u bënë thirrje të gjitha partive politike t’i bashkëngjiten BDI-së dhe të bëhen pjesë e formacionit tonë politik. Të pyetur nga TV21, nga partia e Hoxhës thanë se NË parim është për t’u përshëndetur një iniciativë e tillë dhe se do ta shqyrtojnë në organet e tyre partiake.

“Në kuadër të partisë kemi mbledhje të Kuvendit Qendror nesër dhe do hapet si debat. Absolutisht që do shqyrtohet dhe nëse Kuvendi i PDE-se jep dritë të gjelbër atëherë do ulemi me BDI për të definuar detajet e mëtutjeshme” thanë për TV21 nga Partia Demokratike Evropiane.

Përndryshe mbrëmë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, BDI u bëri thirrje të gjitha partive politike në vend që janë të përafërta me vizionin e BDI-së, si dhe kapaciteteve intelektuale, shoqërore dhe profesionale, që t’i bashkëngjiten BDI-së dhe të bëhen pjesë e formacionit të tyre politik.

Mos e humb lajmin