24.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

SHBA pezulloi vizat me 75 vende mes tyre dhe Shqipëria, zbulohet data kur do të nisi refuzimi i vizave

Date:

Lajme

Gjendet trupi i Aleksandar Neshoviq – Bajës

Trupi i Aleksandar Neshoviq – Baja, për zhdukjen e...

Banorët e Strugës ende pa dëmshpërblim për faturat e ujit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj...
spot_imgspot_img

Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi se do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, përfshirë Shqipërinë. Sipas dokumentit të publikuar, ky ndalim do të nisë më 21 janar.

Sipas njoftimit zyrtar, masa është marrë me arsyetimin se emigrantët nga këto vende “marrin ndihma sociale nga populli amerikan me norma të papranueshme”. Ndërkohë, ndalimi do të mbetet në fuqi deri në momentin që Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë se emigrantët e rinj nuk do të përfitojnë pasuri nga buxheti amerikan.

“Departamenti i Shtetit do të ndalojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, emigrantët e të cilave marrin ndihma sociale nga populli amerikan me norma të papranueshme. Ndalimi do të vazhdojë deri sa SHBA të sigurojë që immigrantët e rinj nuk do të përfitojnë pasuri nga populli amerikan,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Mos e humb lajmin