16.8 C
Skopje
Saturday, May 16, 2026

Fillon testimi i kamerave për mbikëqyrje në trafik në kuadër të “Qytetit të sigurt”

Date:

Lajme

spot_imgspot_img

Në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt” prej sot e deri më 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i aparateve të vendosura (kamerave) për mbikëqyrje në trafik. Testimet do të realizohen çdo ditë, nga ora 8 deri në ora 20.

Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjetet në lokacionet ku bëhet testimi, nuk do të qarkullojnë derisa zgjat procedura.

Në javën e parë të periudhës së paraparë, aktivitetet do të zbatohen ekskluzivisht në lokacione me kamera të vendosura në rajonin e Qytetit të Shkupit.

“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve t’i respektojnë kufizimet e përkohshme, të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim të realizimit të papenguar dhe të sigurt të aktiviteteve të planifikuara”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Mos e humb lajmin