22.8 C
Skopje
Saturday, May 23, 2026

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Date:

Lajme

Martesat në Itali po ndryshojnë stil, drejt ceremonive intime dhe në natyrë

Dasmat tradicionale me qindra të ftuar dhe organizime luksoze...

Ermal Hadribeaj ngjitet në ring në një duel vendimtar në Gjermani

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj do të zbresë sërish në...
spot_imgspot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, një organ i ri ndërkombëtar i iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ceremonia e nënshkrimit është mbajtur të enjten në Davos të Zvicrës, në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare që po zhvillohen atje.

Përmes një postimi në Facebook, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij hapi për Kosovën, duke vënë në pah rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e paqes globale. Ajo ka bërë të ditur se Kosova ka nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me SHBA-në.

Sipas Osmanit, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes, veçanërisht ato që udhëhiqen nga aleati strategjik i Kosovës, forcon sovranitetin e vendit dhe përmirëson pozicionin e tij ndërkombëtar. Ajo ka theksuar se kjo marrëveshje është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me Kushtetutën, për të marrë miratimin përfundimtar të përfaqësuesve të popullit.

Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Donald Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësojë Kosovën në këtë moment që ajo e ka cilësuar historik. Në përfundim, ajo ka ritheksuar angazhimin e Kosovës për paqen, duke deklaruar se vendi do të jetë gjithmonë në shërbim të saj.

Postim i plotë:

Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt!

Sot, në Davos, në emër të Republikës së Kosovës, kam nënshkruar Kartën e Bordit të Paqes si anëtare themeluese, e barabartë dhe me të drejta të plota, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit.

Faleminderit Presidentit Trump për lidershipin e tij dhe për ftesën që ta përfaqësoj Republikën e Kosovës në këtë moment historik.

Kosova do të jetë në shërbim te paqes, sot e përherë!

Mos e humb lajmin