19.8 C
Skopje
Saturday, May 23, 2026

Ndalohet një shofer nga rrethina e Tetovës, drejtoi makinën nën ndikimin e alkoolit

Date:

Lajme

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, aktori i njohur Birçe Hasko

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, aktori i njohur...

Italia përkujton 34-vjetorin e atentatit mafioz ku u vra gjykatësi antimafia Giovanni Falcone

Italia sot përkujton 34-vjetorin e masakrës së Capacit, atentatit...
spot_imgspot_img

MPB Maqedoni njofton se (23.01.2026) në orën 00:15 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, oficerë policie të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria D.M. (47) nga fshati Kamjan, rajoni i Tetovës.

“Zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Hyundai” me targa të Tetovës, të cilin D.M. e drejtonte në drejtim të kundërt në rrugë dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka pasur 1.57 promil alkool në gjak, pas së cilës menjëherë është larguar nga trafiku dhe është ndaluar në stacionin policor”.

“Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër D.M. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit””, thonë nga MPB.

Mos e humb lajmin