19.8 C
Skopje
Thursday, May 21, 2026

Ministri Hoxha takoi ambasadorin shqiptar Meidani: Angazhim për koordinim rajonal të Agjendës së Gjelbër në kuadër të integrimeve evropiane

Date:

Lajme

Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit, ish ministri ulet bashkë me avokatin në gjykatë

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është nxjerrë nga...

Gashi: Bashkimi Evropian mbetet rruga jonë e vetme

Është nder i veçantë t’ju drejtohem në këtë ditë...
spot_imgspot_img

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani.

Ministri Hoxha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë rajonal për zbatimin e politikave të gjelbra dhe arritjen e standardeve evropiane.

Në fokus të veçantë ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në procesin e harmonizimit me politikat e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit, si dhe mundësitë për iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të dyja vendet.

Ambasadori Meidani shprehu gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me institucionet e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e koordinimit rajonal në kuadër të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe procesit të integrimit evropian.

Bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e përbashkët për dialog të vazhdueshëm, partneritet të sinqertë dhe bashkëpunim konkret në projekte dhe iniciativa që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit rajonal.

Mos e humb lajmin