17.8 C
Skopje
Monday, May 18, 2026

Ambasada e RMV-së në Abu Dhabi nderon Driton Halimin për sukseset në sportin ndërkombëtar

Date:

Lajme

Këngëtarja italiane Elodie në lidhje me balerinën Françeska Nuredini

Këngëtarja italiane Elodie ka ngritur dyshimet për një lidhje...

Zvministri i MPB Iseni: Tre të ndaluar pas incidentit, apel të mos bien pre e propagandave

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar...
spot_imgspot_img

Abu Dhabi – Sukseset e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare vazhdojnë të marrin vëmendjen e merituar institucionale.

Së fundmi, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi ka pritur në një takim zyrtar sportistin e njohur, Driton Halimi.

Gjatë këtij takimi, Ambasadori vlerësoi lart arritjet e Halimit, duke e cilësuar atë si një ambasador të shkëlqyer të sportit dhe vlerave tona në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më gjerë. Si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të palodhshëm dhe përfaqësimin dinjitoz në garat ndërkombëtare, Halimi u nderua me një mirënjohje të veçantë nga ana e Ambasadës.

Nga ana tjetër, Driton Halimi falënderoi Ambasadorin për mikpritjen dhe vlerësimin, duke u zotuar se do të vazhdojë me përkushtim të lartë drejt sukseseve të radhës, duke ngritur lart emrin e vendlindjes në çdo sfidë sportive.

Ky vlerësim vjen si rezultat i punës dhe rezultateve të njëpasnjëshme që Halimi ka treguar në disiplinën e tij, duke u kthyer në një shembull motivimi për gjeneratat e reja.

Mos e humb lajmin