19.8 C
Skopje
Sunday, May 17, 2026

Dherat bllokojnë rrugën Gramsh-Kukur, kamioni gati të bjerë në humnerë

Date:

Lajme

Ulqini ndalon lëvizjen me bikini jashtë plazheve, gjoba deri në 500 euro

Ulqin ka miratuar një rregullore të re që vendos...

I ftuar nga Patriarku Bartholome, Kryepeshkopi Joan pelegrinazh në Kapadoki

Më 16 maj 2026, filloi pelegrinazhi tre ditor në...
spot_imgspot_img

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në aksin rrugor Gramsh–Kukur, një segment problematik prej vitesh për banorët e zonës.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, një kamion i ngarkuar me mallra ushqimore për dyqanet e njësisë administrative Kukur ka mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Përroi i Pishave”, pasi një pjesë e rrugës ka rrëshqitur.
Mjeti ka mbetur i varur në buzë të rrugës, ndërsa drejtuesi i tij kërkon ndërhyrje urgjente, pasi ekziston rreziku që kamioni të shembet dhe të përfundojë në greminë.

Për shkak të situatës së krijuar, aksi rrugor është bllokuar plotësisht, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin e zonës. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për stabilizimin e rrugës dhe zhbllokimin e qarkullimit.
gijotina.com/

Mos e humb lajmin