23.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Gjini bartës i listës dhe kandidat për Kryeministër, Haradinaj tregon për vendimet e AAK-së

Date:

Lajme

Vdes ish-ministri Alush Gashi

Alush Gashi i LDK-së ka vdekur sot. Lajmin e ka...

Në Mostar arrestohet Adnan Šerak

Adnan Šerak është arrestuar në zonën e Policisë Mostar...
spot_imgspot_img

Ka përfunduar mbledhja e AAK-së, ku më pas Ramush Haradinaj, njofton se Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës të listës dhe “mandatar për të udhëhequr me qeverinë e vendit si dhe listën e kandidatëve për deputetë”.

Tutje, Haradinaj informon se “pikë tjetër e rëndësishme ishte aprovimi i ndryshimeve statutare, të cilat do ta bëjnë Aleancën një organizatë edhe më dinamike, transparente dhe të hapur për proceset demokratike brenda saj. Këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës që do të mbahet më 24 maj, për të cilin u konfirmua se përgatitjet finale kanë përfunduar me sukses”.

“Gjatë mbledhjes, diskutuam edhe për mobilizimin e degëve në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit”, shkruan Haradinaj.

Mos e humb lajmin