24.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Komuna e Kumanovës vijon aksionin për heqjen e tarracave ilegale në hapësirat publike

Date:

Lajme

Vdes ish-ministri Alush Gashi

Alush Gashi i LDK-së ka vdekur sot. Lajmin e ka...

Në Mostar arrestohet Adnan Šerak

Adnan Šerak është arrestuar në zonën e Policisë Mostar...
spot_imgspot_img

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga shërbimet komunale kompetente, aksioni i nisur para festave në zonën qendrore të qytetit, fillimisht me objektin e “Irish Pub”, ka vazhduar edhe gjatë këtij muaji.

“Për momentin, pronarët po largojnë tarracën verore të ‘La Vita’. Vendime për largim kanë edhe objektet në Sheshin e Qytetit si dhe në ish-kazermën në Bedinjë. Të gjitha objektet që kanë zënë hapësirë publike dhe rrugore pa leje për vendosjen e pajisjeve urbane, në përputhje me ligjin, do të largohen”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

Nga komuna shtojnë se në Kumanovë ka rreth njëzet objekte me pajisje urbane të vendosura në mënyrë ilegale, ndërsa largimi i tyre do të realizohet sipas prioriteteve. Nëse pronarët nuk e bëjnë vetë largimin, do të angazhohet një kompani nga komuna. Për këtë qëllim, në buxhetin e vitit 2026 janë paraparë katër milionë denarë, apo rreth 65 mijë euro.

Qytetarët janë të ndarë në mendime nëse objektet duhet të largohen plotësisht apo t’u jepet mundësia që të përshtatin punën e tyre sipas rregullave ligjore, por janë të njëzëshëm se në këtë aksion nuk duhet të ketë të privilegjuar dhe se nuk duhet toleruar ata që janë të afërt me pushtetin lokal. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tyre, do të dëshmohet vullneti i sinqertë për të vendosur rend në këtë degë të rëndësishme ekonomike të qytetit.

Mos e humb lajmin