17.8 C
Skopje
Saturday, May 23, 2026

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, realizoi takim me Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom

Date:

Lajme

Durmishi nga Bogovina: Mbështetje direkte për bizneset dhe investimet prodhuese

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka zhvilluar...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, me një magnitudë...
spot_imgspot_img

Sot Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, realizoi një takim të frytshëm dhe miqësor me Ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom, e akredituar për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe për proceset integruese, stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të vendit.

Kryetari Ahmeti theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm dhe se ky proces duhet të realizohet sa më parë, si interes strategjik për qytetarët dhe për të ardhmen evropiane të vendit.

Mos e humb lajmin