17.8 C
Skopje
Saturday, May 23, 2026

Mexhiti: Çairi nikoqir i Panairit të Librit Shqip “Shkup 2026”

Date:

Lajme

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia është goditur sot nga një seri tërmetesh mesatarisht...
spot_imgspot_img

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar përgatitjet për organizimin e një ngjarjeje kulturore që për herë të parë do ta sjellë në Shkup “Panairin e Librit Shqip, Shkup 2026”.

Sipas Mexhitit, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e panairit, është zhvilluar takim pune me Fatmir Toci, Irena Toci dhe Muhamet Murtezi, ku janë diskutuar fazat përfundimtare dhe detajet organizative të manifestimit.

Ngjarja po organizohet në bashkëpunim mes Komunës së Çairit dhe Institutit të Librit dhe Promocionit, ndërsa synon ta sjellë librin shqip më pranë qytetarëve, autorëve dhe dashamirësve të leximit.

“Panairi i Librit Shqip, Shkup 2026” do të mbahet në Sheshin Skënderbe më 4, 5, 6 dhe 7 qershor, duke e shndërruar hapësirën publike në një qendër takimesh kulturore dhe promovimi të librit shqip.

Mos e humb lajmin