17.8 C
Skopje
Sunday, May 17, 2026

Mexhiti: Çairi po transformohet, investime konkrete që po ndryshojnë fytyrën e komunës

Date:

Lajme

Këngët me të mira sonte në Eurovizion; Shqipëria e para dhe e dyta Izraeli!

Sonte është festivali i Eurovizion. Nga të gjitha këngët...

Adem Avziu zgjidhet Sekretar i degës së BDI në Tetovë

Në Degën e Tetovës të Bashkimit Demokratik për Integrim...
spot_imgspot_img

“Pranvera në Çair po vjen me punë, investime dhe ndryshim që shihet çdo ditë në terren”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke theksuar dinamikën e projekteve infrastrukturore që po realizohen në këtë komunë.

Sipas Mexhitit, një ndër projektet më të rëndësishme që po i jep hov transformimit urban është rikonstruktimi i Rrugës Ferid Murat, ku punimet tashmë kanë avancuar dhe rezultatet janë të dukshme në terren.

Ky investim, siç thekson Mexhiti, nuk është vetëm një ndërhyrje e zakonshme infrastrukturore, por një hap konkret drejt modernizimit të zonës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët.

Me ndërhyrje të plota rikonstruktive, rruga po merr formën e një aksi modern dhe funksional, duke reflektuar një vizion të ri zhvillimor që përputhet me ritmin e rritjes urbane dhe nevojat reale të banorëve, ka shkruar më tej Mexhiti.

https://www.facebook.com/share/p/18qhYebfcA/

Mos e humb lajmin