17.8 C
Skopje
Monday, May 18, 2026

Mexhiti: Shkupi sonte flet shqip përmes artit, në nder të pavarësisë së Kosovës

Date:

Lajme

“Gjuha nuk lyp leje”/ Pirro Vengu mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar pas protestës...

Komandant Hoxha: Ku ka dreqni në mesin e studentëve, unë nuk përzihem në turma të tilla

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri, i njohur si “Komandant...
spot_imgspot_img

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit qeverisës VLEN, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se sonte, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup, do të shfaqet për herë të parë për publikun një vepër e kompozuar nga mjeshtri i muzikës shqiptare, Rauf Dhomi. Sipas Mexhitit, vepra, e lindur nga toka e Kaçanikut dhe e frymëzuar nga trashëgimia, kënga dhe sakrifica e shqiptarëve ndër breza, vjen në një mbrëmje me domethënie të veçantë, në nder të pavarësisë së Kosovës.

Mexhiti theksoi se kjo ngjarje kulturore i jep Shkupit mundësinë të flasë me gjuhën e artit dhe të kujtesës kolektive shqiptare, duke e shndërruar skenën në një hapësirë reflektimi dhe bashkimi shpirtëror përmes muzikës.

Më herët gjatë ditës, kryetari i Çairit priti në takim regjisorin Nikolin Gurakuqi dhe drejtorin e Operës dhe Baletit Kombëtar, Meriton Ferizi. Në këtë takim, Ferizi pranoi mirënjohjen e ndarë nga Komuna e Çairit për kompozitorin Rauf Dhomi, si shenjë falënderimi për kontributin dhe gjurmën e tij të thellë në kulturën shqiptare, duke e lidhur simbolikisht nderimin institucional me emocionin e mbrëmjes artistike.

Mos e humb lajmin