24.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Miloshoski: Grupi i punës harmonizoi dhjetë nene të Kodit Zgjedhor

Date:

Lajme

Vdes ish-ministri Alush Gashi

Alush Gashi i LDK-së ka vdekur sot. Lajmin e ka...

Në Mostar arrestohet Adnan Šerak

Adnan Šerak është arrestuar në zonën e Policisë Mostar...
spot_imgspot_img

Në Ministrinë e Drejtësisë sot është mbajtur takim i grupit të punës për Kodin Zgjedhor, në të cilin është arritur marrëveshje për ndryshimin e dhjetë neneve, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE, ZNAM, E Majta, BDI, LDP, Aleanca për Shqiptarët, VLEN dhe të tjerë, përveç LSDM, transmeton Zhurnal.mk.

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Antonio Miloshoski, i cili përfaqëson VMRO-DPMNE në grupin e punës, deklaroi se takimi ka qenë produktiv dhe se është arritur konsensus për harmonizimin e dhjetë neneve të Kodit Zgjedhor.

Sipas tij, përfaqësuesit e partive politike kanë rënë dakord për nenet që kanë të bëjnë me përdorimin e fondeve buxhetore të institucioneve në fushatën zgjedhore, përdorimin e profileve zyrtare të institucioneve në rrjetet sociale gjatë zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore, reklamat dhe procedurat për punësim, si dhe përjashtimin e personave me profesione specifike nga procesi zgjedhor, siç është personeli mjekësor.

Takimi i radhës i grupit të punës është paraparë të mbahet më 20 maj në Ministrinë e Drejtësisë, nën drejtimin e ministrit Igor Filkov.

Mos e humb lajmin