6.8 C
Skopje
Sunday, May 17, 2026

Ministri Hoxha priti në takim kryetarin e Studeniçanit, në fokus bashkëpunimi për të mirën e qytetarëve

Date:

Lajme

Këngët me të mira sonte në Eurovizion; Shqipëria e para dhe e dyta Izraeli!

Sonte është festivali i Eurovizion. Nga të gjitha këngët...

Adem Avziu zgjidhet Sekretar i degës së BDI në Tetovë

Në Degën e Tetovës të Bashkimit Demokratik për Integrim...
spot_imgspot_img

Ministri i Mjedisit Jetësor, Muhamet Hoxha, ka realizuar një takim pune me kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi.

Gjatë takimit u vlerësua si konstruktiv bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Komunës, me fokus në avancimin e projekteve të përbashkëta.

Bashkëbiseduesit diskutuan për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e investimeve në fushën e mjedisit jetësor, të cilat pritet të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e Studeniçanit dhe zonave përreth.

Ministri Hoxha theksoi se Ministria mbetet e përkushtuar për zhvillim të barabartë të të gjitha komunave, përmes krijimit të zgjidhjeve të qëndrueshme që synojnë mirëqenien e qytetarëve.

Mos e humb lajmin