22.8 C
Skopje
Thursday, May 21, 2026

Promovohet rruga “Mehmet Pashë Derralla”, Qamili: Na qoftë përhajr!

Date:

Lajme

Çfarë po paralajmëron Saimir Tahiri?! Ish-ministri socialist bën ndryshimin e papritur pas 3 vitesh

Ish-ministri socialist Saimir Tahiri ka vendosur t'i rikthehet jetës...

Burri pretendon vetëvrasje, hetimet zbulojnë detaje të reja

Burri i një gruaje nga rajoni i Kumanovës pretendon...
spot_imgspot_img

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar për përfundimin dhe promovimin e rrugës “Mehmet Pashë Derralla”, e cila ndodhet në afërsi të Spitalit Klinik të Tetovës.

Sipas Qamilit, rruga e re ka një gjatësi prej mbi 1.200 metrash dhe gjerësi prej 7 metrash, duke krijuar kushte më të mira për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe duke rritur sigurinë për qytetarët që frekuentojnë këtë zonë.

Ai theksoi se investimi është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të komunës për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.

“Me gjatësi mbi 1200 metra dhe gjerësi 7 metra, kjo rrugë u ofron qytetarëve siguri dhe kushte më të mira për qarkullim. Na qoftë për hajr”, ka shkruar Qamili në reagimin e tij.

Përurimi i kësaj rruge pritet të lehtësojë lëvizjen në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, duke përmirësuar lidhjen me institucionet shëndetësore dhe lagjet përreth.

Mos e humb lajmin