6.8 C
Skopje
Sunday, May 17, 2026

Psikologu Bekim Sejfullahu: Njerëzit nuk janë të lodhur nga jeta, por nga njerëzit!

Date:

Lajme

Këngët me të mira sonte në Eurovizion; Shqipëria e para dhe e dyta Izraeli!

Sonte është festivali i Eurovizion. Nga të gjitha këngët...

Adem Avziu zgjidhet Sekretar i degës së BDI në Tetovë

Në Degën e Tetovës të Bashkimit Demokratik për Integrim...
spot_imgspot_img

Në një kohë kur rrjetet sociale janë të mbushura me buzëqeshje, suksese dhe momente të kuruara me kujdes, realiteti i përditshëm i shumë njerëzve është krejt ndryshe. Pas filtrave dhe postimeve “perfekte”, fshihen histori që rrallëherë tregohen.

Si psikolog, Bekim Sejfullahu thekson se çdo ditë përballet me rrëfime që nuk publikohen askund, histori të dhimbshme, të heshtura, por shumë reale.

“Ka njerëz që buzëqeshin në publik, por brenda janë të thyer. Ka të tjerë që japin gjithçka për të tjerët, por në fund mbeten vetëm,” shprehet Sejfullahu.

Sipas tij, problemi nuk është vetë jeta.

“Shpeshherë, lodhja nuk vjen nga jeta si proces, por nga pritjet e gabuara, lidhjet toksike dhe mungesa e respektit ndaj vetes,” thekson më tej Sejfullahu.

Një ndër shqetësimet më të mëdha mbetet fakti që shumë njerëz vuajnë në heshtje, nga frika se mos perceptohen si të dobët. Megjithatë, psikologu nënvizon një të vërtetë të rëndësishme se të kërkosh ndihmë nuk është dobësi por është guxim.

Sejfullahu bën thirrje për më shumë hapje dhe ndërgjegjësim rreth shëndetit mendor në shoqëri.

“Ka ardhur koha të flasim më hapur për atë që ndjejmë. Nuk është turp të jesh i lodhur, turp është të pretendosh që je mirë, kur në të vërtetë nuk je.

Mos e humb lajmin