24.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Sami Lushtaku: I përgjigjem drejtësisë, për dallim nga Albin Kurti që nuk respekton institucionet

Date:

Lajme

Gjendet trupi i Aleksandar Neshoviq – Bajës

Trupi i Aleksandar Neshoviq – Baja, për zhdukjen e...

Banorët e Strugës ende pa dëmshpërblim për faturat e ujit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj...
spot_imgspot_img

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, para intervistimit nga Prokuroria ka reaguar përmes një postimi publik, duke deklaruar se do t’i përgjigjet drejtësisë dhe se respekton institucionet e Republikës.

Lushtaku në reagimin e tij ka bërë krahasim edhe me kryeministrin Albin Kurti, për të cilin tha se “nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë” dhe se “Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht”.

“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit. Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë. I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka bërë thirrje për qetësi dhe maturi, duke shprehur shpresën që Prokuroria të mos instrumentalizohet politikisht, por të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa presione.

Mos e humb lajmin