19.8 C
Skopje
Sunday, May 17, 2026

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar të premten në Sllatinë

Date:

Lajme

spot_imgspot_img

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur personi i aksidentuar të premten në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka ndërruar jetë një ditë pas aksidentit, të shtunën, njofton Dukagjini.

“Sot me datë 07.02.2026 rreth orës 11:00 derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK – si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mos e humb lajmin