19.8 C
Skopje
Monday, May 18, 2026

VLEN: Atë që BDI nuk e zgjidhi për dy dekada, ne po e zgjidhim me veprime konkrete: Provimi i jurisprudencës do jepet në gjuhën shqipe

Date:

Lajme

Gjenden trupat e zhytësve italianë të zhdukur në Maldive

Janë gjetur trupat e katër zhytësve italianë që u...

Në Kuvend nuk kalon propozimi i LSDM-së që ministrat të kenë vetëm shtetësi të RMV-së

Shumica qeverisëse nuk e mbështeti nevojën për ndryshime në...
spot_imgspot_img

VLEN po dëshmon se çështjet e shqiptarëve nuk zgjidhen me deklarata boshe e as me improvizime politike, por me punë konkrete institucionale dhe me zgjidhje të plota e të qëndrueshme.

Vetëm një ditë pasi bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, paralajmëruan lajme të mira lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, sot ata menjëherë u angazhuan në takim pune me kryeministrin Hristijan Mickoski për të avancuar zgjidhjen konkrete të këtij problemi shumëvjeçar.

Në takim u diskutua për përdorimin e gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës, me fokus të qartë që zgjidhja të jetë e plotë, funksionale dhe në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Për dallim nga pushteti i kaluar, i cili për më shumë se dy dekada e mbajti të pazgjidhur këtë çështje dhe e përdori vetëm për propagandë politike, VLEN po vepron me përgjegjësi dhe seriozitet institucional për të garantuar të drejtat e shqiptarëve në praktikë.

VLEN beson se arsimi, drejtësia dhe barazia gjuhësore janë themel i një shteti modern dhe të drejtë. Prandaj, zgjidhjet nuk do të jenë gjysmake, por të plota, të zbatueshme dhe afatgjata, në interes të studentëve dhe të gjithë qytetarëve.

Mos e humb lajmin