Sinan Vllasaliu pritet të këndojë në dasmën e Dua Lipës me Callum Turner?
Superylli me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se i ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë. Sipas materialit, më 31 maj këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, aktorin Callum Turner, në një ceremoni tejet private në Londër. Megjithatë, duket se ky ka qenë vetëm një hap i parë, pasi “festa e vërtetë” pritet të zhvillohet ditët në vijim. Mediat italiane po raportojnë se një mega-festë dasme do ta “ndezë” Sicilinë, ku eventit i janë lidhur pritshmëri të mëdha. Thuhet se organizimi do të mbahet në ambientet luksoze dhe magjepsëse të Villa Valguarnera, ku pritet të mblidhen emra të mëdhenj nga Hollywood-i dhe industria botërore e muzikës.
Edhe pse gjithçka po mbahet hermetike, raportimet e fundit flasin për një listë të mundshme të ftuarish dhe performuesish ku përmenden emra si Elton John, Charli XCX, si dhe figura të rëndësishme të modës globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *