11.8 C
Skopje
Monday, May 18, 2026

5 milion euro investime për Butelin! Kostovski paralajmëron projekte kapitale me ndihmën e Gjorgjievskit

Date:

Lajme

spot_imgspot_img

“Në komunën e Butelit shumë shpejt priten lajme të mira”. Kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, duke paralajmëruar projekte të reja infrastrukturore për këtë komunë.

Sipas Kostovskit, projektet po përgatiten në bashkëpunim me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, të cilin e ka cilësuar si partner të vërtetë të komunës.

Ai bëri të ditur se bëhet fjalë për projekte kapitale dhe kyçe për zhvillimin e Butelit, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 5 milionë eurosh.

Kostovski theksoi se Komuna e Butelit asnjëherë më parë nuk ka pasur një partner më të madh në Qytetin e Shkupit, duke shtuar se bashkëpunimi me administratën e qytetit do të sjellë investime të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

Mos e humb lajmin