13.8 C
Skopje
Sunday, May 17, 2026

Mexhiti: Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe!

Date:

Lajme

Shpresë e re për rrugën Shkup-Bllacë, Zekolli: Ka përfunduar tenderimi

“Nga kjo rrugë kemi parë shumë video promovuese, premtime...

Mexhiti dhe Kasami paralajmërojnë: Provimi i jurisprudencës së shpejti edhe në gjuhën shqipe

Provimi i jurisprudencës pritet që së shpejti të mundësohet...
spot_imgspot_img

Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, ka paralajmëruar se provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut do të realizohet edhe në gjuhën shqipe.

Përmes një reagimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, Mexhiti ka bërë të ditur se institucionet po punojnë për të garantuar të drejtën e kandidatëve shqiptarë që provimin profesional ta japin në gjuhën amtare, duke e cilësuar këtë si një çështje të barazisë dhe respektimit të të drejtave kushtetuese.

Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore ka rikthyer debat të madh në opinion, ndërsa për nesër janë paralajmëruar protesta nga studentë, aktivistë dhe qytetarë shqiptarë që kërkojnë zgjidhje institucionale dhe trajtim të barabartë.

Protestat po mbështeten fuqishëm edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e cila ka akuzuar qeverinë aktuale për diskriminim dhe për mosrespektim të të drejtave të shqiptarëve në administratë dhe sistemin arsimor.

Megjithatë, në opinion janë shtuar edhe kritikat ndaj BDI-së, pasi kjo parti për vite me radhë ka qenë pjesë e qeverive dhe nuk ka arritur të zgjidhë përfundimisht problematikën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale dhe institucionet shtetërore.

https://www.facebook.com/izetmexhiti/posts/1508762173962362?ref=embed_post

Mos e humb lajmin