Kryeministrja e Italisë, ka anuluar vizitën zyrtare në , ku ishte parashikuar të takohej me presidentin e Qipros, dhe është nisur drejt pas një sulmi të rëndë me makinë që ndodhi në qytet.
Vendimi erdhi pas incidentit të së shtunës, ku një 30-vjeçar, me origjinë nga Afrika e Veriut dhe i lindur në Itali, përplasi me makinë një turmë njerëzish në qendër të qytetit, duke plagosur tetë persona. Katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.
Sipas autoriteteve, i dyshuari tentoi të largohej pas ngjarjes dhe më pas ka goditur me thikë një nga qytetarët që u përpoqën ta ndalonin, përpara se të arrestohej nga policia.
Prokurorët e Modenës bëjnë të ditur se ai po hetohet për “masakër” dhe “plagosje trupore”, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbuluar motivin e sulmit. Ata theksojnë se veprimet e tij kanë ndodhur në mënyrë të rastësishme dhe të qëllimshme në një zonë të mbushur me kalimtarë.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar gjithashtu se i dyshuari ka pasur më parë trajtim për probleme të shëndetit mendor në vitin 2022.
Dy prej të plagosurve raportohet se kanë humbur gjymtyrët si pasojë e ngjarjes, ndërsa një person tjetër ndodhet ende në rrezik për jetën.



