17.8 C
Skopje
Sunday, May 17, 2026

Në Kroaci vjen testi i ri për zbulimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë

Date:

Lajme

spot_imgspot_img

Kroacia po përgatitet të vendosë një test të ri dhe më modern për zbulimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë, sëmundje nga e cila çdo vit preken afro 4 mijë persona, ndërsa rreth 2 mijë humbin jetën.

Lajmi u bë i ditur në kuadër të shënimit të Ditës së Yllit Blu, e dedikuar për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.

Sipas ekspertëve kroatë, programi i ri i testimit pritet të nisë në vjeshtë dhe sjell ndryshime të rëndësishme që synojnë të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve në kontrollet parandaluese.

Një nga risitë kryesore është përdorimi i testit imunokimik kuantitativ për zbulimin e gjakut në jashtëqitje, i cili do të zëvendësojë metodën e deritanishme më të komplikuar. Testi i ri konsiderohet më i ndjeshëm dhe më i saktë.

Ndryshe nga sistemi i mëparshëm, ku duheshin tre mostra, tani qytetarët do të japin vetëm dy mostra, ndërsa procedura e marrjes së tyre do të jetë shumë më e thjeshtë.

“Shpresojmë që kjo mënyrë më e lehtë testimi të motivojë më shumë qytetarë që të bëjnë kontrollin në kohë”, deklaroi Nataša Antoljak nga Instituti Kroat i Shëndetit Publik.

Aktualisht, pjesëmarrja në kontrollet parandaluese në Kroaci është vetëm rreth 34 për qind, ndërsa ekspertët theksojnë se për rezultate reale dhe ulje të vdekshmërisë, pjesëmarrja duhet të kalojë mbi 60 për qind.

Rastet si ai i Janja Mitić tregojnë rëndësinë e kontrolleve në kohë. Ajo zbuloi një polip gjatë një kontrolli rutinë, edhe pse nuk kishte asnjë simptomë. Më vonë polipi u shndërrua në kancer, por falë trajtimit dhe ndërhyrjes në kohë, ajo arriti të shërohet.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë kontrollet dhe të konsultohen me mjekët familjarë, sidomos nëse bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara.

Mos e humb lajmin