18.8 C
Skopje
Saturday, May 16, 2026

Skandal me jaht luksoz: Szijjártó shpjegon pushimet, përmend “ftesë nga miku” dhe Covid-in

Date:

Lajme

El Shaarawy i thotë lamtumirën Romës, postimi prekës i ‘Faraonit’

Stephan El Shaarawy i thotë lamtumirën Romës në fund...

Finalja e madhe e FA Cup: Chelsea – Manchester City

Sot do të zhvillohet finalja e madhe e FA...
spot_imgspot_img

Ministri hungarez i Jashtëm, Péter Szijjártó, ka reaguar lidhur me fotografitë e publikuara në verën e vitit 2020, ku ai shihej në jahtin luksoz “Lady MRD”, në pronësi të biznesmenit László Szíjj, i njohur për pasurimin nga kontratat shtetërore.

Në atë kohë, Szijjártó e kishte cilësuar pushimin si çështje private, pavarësisht kritikave për konflikt të mundshëm interesi. Ndërkohë, në një intervistë të fundit për median Telex, ai ka dhënë një shpjegim tjetër për praninë e tij në jaht.

Sipas tij, udhëtimi erdhi pas një ftese nga miku i tij më i mirë, Szilárd Benkő, ndërsa theksoi se në atë periudhë ishte e vështirë të organizoheshin pushime për shkak të kufizimeve nga pandemia Covid-19.

Megjithatë, rasti vazhdon të ngjallë reagime në opinion, për shkak të lidhjeve mes politikës dhe biznesit, si dhe perceptimit për konflikt interesi.

Mos e humb lajmin