Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka shprehur mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se e drejta për arsimim dhe vlerësim në gjuhën amtare është një e drejtë themelore e garantuar me ligj dhe standarde ndërkombëtare.
Ai theksoi se gjuha përfaqëson identitetin dhe dinjitetin kombëtar, ndërsa respektimi i të drejtave të komuniteteve është tregues i funksionimit demokratik të një shteti.
“Koha është për zbatim, jo për justifikime”, thuhet në reagimin e ministrit Dukaj, duke shtuar se mbështet kërkesat dinjitoze të studentëve shqiptarë për trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të tyre.
#MeStudentët
Ja postimi plotë:
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk po kërkojnë privilegje, por një të drejtë themelore: të mësojnë dhe të vlerësohen në gjuhën e tyre amtare.
Kjo e drejtë garantohet nga ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare, sepse gjuha është themel i identitetit dhe dinjitetit kombëtar 🇦🇱🦅
Shoqëritë demokratike maten nga respekti që tregojnë për të drejtat e komuniteteve dhe zbatimin e barabartë të ligjit.
Mbështetje e plotë për studentët që me dinjitet po kërkojnë atë që u takon.
Koha është për zbatim, jo për justifikime.
#MeStudentët #ProGjuhësShqipe



