24.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Saraji zgjedh delegatët për Kongresin IX të PDSH-së, Forcim përmes unitetit dhe angazhimit

Date:

Lajme

Gjendet trupi i Aleksandar Neshoviq – Bajës

Trupi i Aleksandar Neshoviq – Baja, për zhdukjen e...

Banorët e Strugës ende pa dëmshpërblim për faturat e ujit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj...
spot_imgspot_img

Në degën e Sarajit u mbajt Kuvendi Zgjedhor në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX të Partia Demokratike Shqiptare.

Gjatë punimeve të kuvendit, kuvendarët zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Sarajit në Kongresin IX të partisë, ndërsa u miratua edhe propozim-lista e anëtarëve për Kuvendin Qendror të PDSH-së.

Në këtë takim para të pranishmëve foli kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili theksoi rëndësinë e proceseve të brendshme organizative dhe nevojën për forcimin e mëtejshëm të partisë përmes unitetit, përgjegjësisë dhe angazhimit të secilit aktivist.

Ai vlerësoi se organizimi i kuvendeve zgjedhore nëpër degë paraqet një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të strukturave partiake dhe përgatitjeve për Kongresin IX të PDSH-së.

https://www.facebook.com/share/p/1GPXBakxdv/

Mos e humb lajmin