24.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

Date:

Lajme

Vdes ish-ministri Alush Gashi

Alush Gashi i LDK-së ka vdekur sot. Lajmin e ka...

Në Mostar arrestohet Adnan Šerak

Adnan Šerak është arrestuar në zonën e Policisë Mostar...
spot_imgspot_img

Ka nisur këtë të hënë seanca e dytë në themel ndaj Ilir Metës, ku gjatë fjalës së tij deklaroi se përgjegjësia është individuale dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprime të ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka kryer shpenzime të pajustifikuara sa i përket pasurisë së tij.

“Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj, në seancën paraprake edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori. Unë kam statusin i divorcuar, unë mos të mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën pa dijeninë time. Përgjegjësia ime është individuale. Më trego një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam para 20 vitesh. Nuk i kushtoj shumë rëndësi këtyre”, ka deklaruar Meta në sallën e gjyqit.

Mos e humb lajmin