Zhvillime të reja në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-presidentit Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, njëkohësisht ish-deputetes Monika Kryemadhi.
Ditën e sotme është caktuar trupa e gjyqtarëve që do të shqyrtojë çështjen e tyre, tashmë e ndarë nga pjesa tjetër e të pandehurve, pasi këtyre të fundit iu pranua gjykimi i shkurtuar.
Burime bëjnë me dije se Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani do të jenë gjyqtarët që do të japin vendimin për Metën dhe Kryemadhin.



