Ministrit të Drejtësisë nga ZNAM Igor Filkov ‘dikush” nga qeveria ia ka “ndaluar” që të shpallë datën e provimit të jurisprudencës pa u plotësuar edhe kërkesa e studentëve shqiptarë që i njëjti t’iu mundësohet në gjuhën shqipe, sipas burimeve qeveritare në një bisedë për Zhurnal.mk.
Ministria e Drejtësisë më herët pat njoftuar se sesioni i provimit të muajit Shkurt është shtyrë për në Prill, por Prilli kaloi, jemi në Maj dhe ende nuk ka asnjë njoftim të dytë për datën.
U bënë gati dy muaj e kabineti i Filkovit, nuk ka asnjë datë të njoftuar dhe as nuk po përgjigjet në pyetjet e Zhurnal.mk se kur mund ketë një zgjidhje për të plotësuar kërkesën së tyre. Filkov nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse ai ka patur ndonjë komunikim me studentët shqiptarë për të adresuar kërkesat e tyre.
Refuzimi që Filkov ndaj kërkesës së studentëve shqiptarë, e i cili përkrahej edhe nga Kryeministri Hristijan Mickoski, tashmë mori përmasa të një përplasjeje të re në marrëdhëniet ndër-etnike në vend. përcjell Zhurnal.mk.
Protesta e djeshme është ilustrimi më i mirë se tensionet po ngriten.
Por takimi i djeshëm i përfaqësuesëve të VLEN me Mickoskin duket se ndërkohë ka kthesa në rrjedhën e situatës, me shpresë të plotësimit të kërkesave jo vetëm të studentëve të juridikut por krej të tjerëve.
E ndërkohë ministria e filkovit ende nuk ka shpallur datë provimi as për studentët maqedonas, sepse, sipas burimeve të Zhurnal.mk atij i është “ndaluar” që ta bëjë këta pa u zgjidhur e plotësuar kërkesa e studentëve shqiptarë.
Burimet nuk deshtën që të japin më shumë detaje se kush saktësisht po ia ndalon Filkovit të shpallë datën e provimit të jurisprudencës në gjuhën maqedonase, ndërkohë që ai vazhdon të thotë, siç e tha edhe dje para protestës, se nuk do të ketë përdorim gjuhe shqipe në provimin e jurisprudencës.
Të njëjtat burime thonë se mos-shpallja e datës së paralajmëruar nga vet ministria për Prill, ndërlidhet edhe me rikonstruimet e pritura në qershor në qeveri me ministritë, emërimet e reja, apo edhe ndërrim të ministrive.
Burimet refuzuan të sqarojnë të japin më shumë detaje për hir të ‘ndjeshmërisë” së çështjes në kampin e pjesëtarëve maqedonas të qeverisë.



