Denion Meidani nuk do te jetë ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Veriore. Burime nga Shkupi dhe Ministria e Jashtme bëjnë me dije për A2CNN se Meidani do të mbyllë parakohe detyrën në Shkup.
Jo zyrtarisht thuhet se arsyet e lëvizjes janë ankesat dhe pakënaqesitë ndaj diplomatit shqiptar për qëndrimet e tij në debatet dhe diskutimet që kanë përfshirë politikën maqedonase e që kanë lidhje me pakënaqësitë e shqiptarëve për çështje të ndryshme, e fundit ajo për gjuhën shqipe, shkruan A2CNN.
Sipas Burimeve për A2CNN, Mediani mund të emërohet ambasador në Republikën e Kosovës, ndërsa Petrit Malaj në RMV, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht (A2 Televizion)



