21.8 C
Skopje
Friday, May 22, 2026

Memishi: Komuna e Tearcës fiton projekte mbi 9 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës

Date:

Lajme

Gjendet i vdekur banori nga Forina, trupi u gjet në një kanal me ujë

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur banori 60...

Hungaria: Ballkani Perëndimor duhet të hyjë në BE para Ukrainës

Kryeministri hungarez Péter Magyar deklaroi se European Union duhet...
spot_imgspot_img

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se komuna ka siguruar projekte në vlerë prej 9.202.722 denarësh përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal. Sipas Memishit, këto mjete do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës në vendbanimet e komunës dhe modernizimin e infrastrukturës lokale.

“Ky sukses paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe avancimit të infrastrukturës lokale në komunën tonë”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se projektet do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, duke krijuar një ambient më funksional dhe më të mirë për banorët e Tearcës.

Në njoftimin e tij, Memishi theksoi se komuna do të vazhdojë me angazhim, transparencë dhe përkushtim maksimal për të sjellë investime të reja dhe projekte zhvillimore për komunën e Tearcës.

Mos e humb lajmin