21.8 C
Skopje
Friday, May 22, 2026

Kostovski: Buteli fitoi projekt të ri nga BE-ja për menaxhimin e mbeturinave

Date:

Lajme

Ministri Hoxha: Mbështetje për modernizimin e kopshteve zoologjike në Shkup dhe Manastir

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit...

Kostovski: Buteli fitoi projekt të ri nga BE-ja për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka marrë...
spot_imgspot_img

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka marrë pjesë sot në Prishtinë në ceremoninë përmbyllëse së ndarjes së granteve për komunat në kuadër të programit IPA III për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Projekti i ri, i titulluar “REDUCE – Përpjekje të përbashkëta për reduktimin e mbeturinave dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë”, financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA III 2021–2027.

Sipas Kostovskit, ky projekt synon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm përmes avancimit të sistemeve për grumbullimin, selektimin dhe riciklimin e mbeturinave.

Aktivitetet e projektit do të fokusohen në adresimin e sfidave të përbashkëta me të cilat përballen komunat partnere në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa njëkohësisht do të ndihmojnë Komunën e Butelit të harmonizojë praktikat e saj me standardet evropiane për mbrojtjen e mjedisit.

Nga komuna e Butelit theksojnë se përfitimet e projektit “REDUCE” do të reflektohen në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave, rritjen e ndërgjegjësimit ekologjik dhe krijimin e zgjidhjeve afatgjata që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Mos e humb lajmin