19.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Mjedisi jetësor dhe biznesi në një tavolinë/ Hoxha takon delegacionin e OEMVP

Date:

Lajme

Gjendet trupi i Aleksandar Neshoviq – Bajës

Trupi i Aleksandar Neshoviq – Baja, për zhdukjen e...

Banorët e Strugës ende pa dëmshpërblim për faturat e ujit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj...
spot_imgspot_img

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi sot një takim pune njoftues me një delegacion nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) të kryesuar nga u.d. kryetar Nuhi Aliu.

Gjatë takimit, ku anëtarët e odës uruan ministrin Hoxha për detyrën e re, u dakordua që palët të thellojnë bashkëpunimin institucional dhe shkëmbimin e ideve mbi çështje me interes të përbashkët.

Në takim u diskutuan tema që lidhen me zbatimin e standardeve mjedisore, planifikimin hapësinor, menaxhimin e mbeturinave, efikasitetin energjetik, si dhe ndikimin e politikave mjedisore në zhvillimin ekonomik dhe klimën e biznesit në rajonin që vepron OEMVP-ja.

Ministri Hoxha theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e konsideron komunitetin e biznesit si partner të rëndësishëm në ndërtimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe në harmonizimin e politikave mjedisore me nevojat reale të ekonomisë. Ai nënvizoi rëndësinë e dialogut të hapur dhe komunikimit të vazhdueshëm për gjetjen e zgjidhjeve praktike dhe të balancuara.

Përfaqësuesit e OEMVP shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm, duke paraqitur sfidat me të cilat përballen bizneset, si dhe propozime konkrete për përmirësimin e procedurave dhe mbështetjen e investimeve të gjelbra.

Mos e humb lajmin